Skip to content

Berisha fut Metën në listat e PD: Do të jetë deputet, ka mbështetjen e opozitës

metaberisha 1140x570 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar këtë të hënë se kreu i Partisë së Lirisë, i ndodhur në burg Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Jashtë ambjenteve të SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha deklaroi për gazetarët se Meta do të jetë deputet i Parlamentit në seksionin e ardhshëm në shtator.

Berisha“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës shqiptare. Lista të hapura, mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Donte të ishte në lista të hapura, por u burgos. Ai do të jetë deputet në Parlament ndërsa Edi Rama do të jetë aty ku e meriton. Do të ekstradohet te McGonigal”