Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkaktuar ilaritet në sallën e Kuvendit, teksa ka kërkuar që të votohet për herë të dytë, në lidhje me ndryshimin e rendit të ditës, për të bërë pjesë të tij një rezolutë për Ukrainën.

Nëse në fillim deputetët e PD-së që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, nuk i ngritën kartonat, Berisha është kujdesur që me qëndrimin e tij ti detyrojë në njëfarë mënyre edhe ata që ti japin votat.

Nga ana tjetër me të qeshura është pritur ky veprim i tij nga socialistët, të cilëve po u qëndronte pothuajse mbi kokë gjatë votimit. Por Balla dhe deputetët e tjerë nuk u intimiduan, duke vendosur me shumicë votash, që të mos futet në rend dite rezoluta për Ukrainën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re