Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se kjo e fundit duhet të bashkohet dhe mos të përçahet.

Bumçi tha se një opozitë e përçarë i shërben qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ku theksoi se demokratët duhet të bëhen pjesë e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ pasi ka fituar 40% të votave në zgjedhje.

Lidhur me rikthimin e ish-kryetarit Lulzim Basha në politikë, tha se ky i fundit duhet ose të bashkohet me PD-në zyrtare ose të krijojë parti të re, pasi nuk mund t’i merret sigla opozitës.

A mund të bashkëpunojë Basha me Ramën?

Kush është kundër largimit të Ramës, ka vetëm një qëndrim të logjikshëm duhet të bashkohet me opozitën, nëse opozita i kthehet opozitës kujt i shërben, Ramës. Duhet të bashkohen të gjithë, qoftë dhe një individ për të bërë opozitë dhe mos ti bëjë shërbim regjimit. Kushdo që ka qenë në PD, të bashkohet me ata që janë sot 40%, Berisha është si garanci se nuk do thërrmohet opozitë pasi ka një projekt për të vrarë opozitën, doli dhe në çështjen McGonigal. Nuk mund të ketë më alibi, nuk dua të ketë parti të reja, por vetë një PD të madhe. Nuk mund t’ia marrësh siglën PD, nëse do të ecësh me opinionin tënd. Duhet të ketë një bashkim të madh, opozitarët kanë përballë një regjim dhe të ndërtojnë një front të madh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re