Lideri i opozitës, Sali Berisha vlerësoi sot operacionin për arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-kreut të operacionales, Oltion Bistri.

 

Duke theksuar se merita për këtë aksion i takon Europolit, të cilët kanë sjellë në Tiranë transkripte të bisedave të personave të arrestuar.

 

Berisha akuzoi Gjokën për grabitje të tokës në Velipoje, ndërkohë që foli për lidhje të ketij biznesmeni me kryeministrin Edi Rama.

 

SALI BERISHA

 

“Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino. Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri.”

 

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS, Gjiknuri ishte në fokus të akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion në lidhje me dosjen e inceneratorëve.

 

“Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit.”

 

Berisha ka artikuluar akuza për pasuri të fshehura për Gjiknurin.

 

“Nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele. Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri”

 

Sipas, ish-kryeministrit Berisha, ish-ministri Gjiknuri është një prej figurave më të korruptuara në mazhorancën socialiste dhe hetimet e SPAK-ut ndaj tij janë arsyeja për shkarkimin e Gjiknurit nga detyrat në parti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re