Ish- kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e partisë Demokratike i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Ai tha se kishte ardhur të zhvillonte mbledhje dhe të diskutonte për problemet partiake. Ndërsa sa i takon Lulzim Bashës ai e konsideroi si të shkarkuar nga posti.

“Basha është i shkarkuar nga Kuvendit, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha. Komisioni ka aspektin e vet politik  dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyta, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhjes dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarë. Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelit të PD, janë të gjithë të barabartë. Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re