Skip to content

Berisha i bën thirrje diasporës: Nëse vini të votoni më 11 Maj, do i bëni një shërbim historik vendit

ae673d3b 62f3 4e84 b78a 1e8fbd69678b 1 1140x570 1

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak orë para mbylljes së fushatës, në një deklaratë për mediet u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të vijnë dhe të votojnë më 11 maj.

Berisha duke e cilësuar diasporën “shpirtin e kësaj fushate elektorale” u kërkoi emigrantëve të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë akt si një moment historik dhe përcaktues për të ardhmen e vendit.

Berisha ngriti gjithashtu shqetësime për parregullsi të konstatuara me postën në dy vende, që sipas tij kanë penguar regjistrimin e qindra mijëra emigrantëve.

Berisha: Së pari një mesazh për diasporën shqiptare, e cila ka qenë shpirti i kësaj fusahte elektorale. Cilido prej tyre që mund të vijë të votojë më datën 11 maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij. 11 maji është dita përcaktuee e të ardhmes së kombit shqiptar. Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha. Uroj dhe shprsoj të mos dekurajojë, por përkundrazi të nxisë çdo qytetar shqiptar që mund të vijë dhe të votojë në qendrat e votimit, do të ishte shërbim i jashtëzakonshëm. Një rast unik që i jepet për t’i shërbyer vendit.