Skip to content

Berisha i drejton fushatën, Kryemadhi me muzikë melankolike në sfond ka një mesazh për të gjithë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të dielë ka vendosur që të japë një mesazh për qytetarët, ndërsa Berisha ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e la jashtë Kolicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Sali Berishën. 

Përmes një video të publikuar në Instagram, shoqëruar me një muzikë klasike në sfond Kryemadhi u ka dhënë në mesazh të gjithë ndjekësve të saj.

“Ju uroj të dielë të mbarë për të gjithë ju që doni ta shijoni pranë familjeve tuaja me miq e shokë. Shiu ikën, dielli vjen. Shijeni të dielën dhe energji pozitive”,  thotë ajo.