Ish-kryeministri Sali Beriha ditën e sotme nëpërmjet një statusi në
Facebook ka su lmuar drejtëpërdrejtë drejtorin e televizionit Top
Channe, Ben Blushin.

Sulmi vinte lidhur me arrestimin që i ndodhur deputetit Bardh Spahia
gjatë kohës kur ishte duke shkuar në emisioni Open, e ndërkohë që ishte i
ndjekur dhe nga kamerat.

Sipas Berishës, Blushi e urren opozitën dhe arrestimi i Spahis ka qënë një suml i hapur dhe e gjithë e stisur nga Blushi.

Gjatë fjalës së tij Berisha një sugjerim e ka dhe për pronaren e TCH,
duke e këshilluar që televizioni të mos ketë fatin e Librës, partinë e
Ben Blushit.

“Mjerisht dyzimi im u faktua i drejtë me emerimin e tij. Blushi si
për inat profesional ndërmori fshesën ndaj më të kualifikuareve të këtij
televizioni. Përveç kësaj imponoi çensuren e paparë më parë ndaj
opozitës me tezën se opozita nuk përben apo prodhon lajm.”- shkruan ndër
të tjera Berisha.

Postim i plotë:

Nje pusi e pashembullt nga Tele Blushi!

Znj. Vjollca kujdesu qe TCH te mos kete fatin e Libres!

Te dashur miq, ne nje akt te pashembult ne historine e ketyre 3
dekadave, ish deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdher te Edi Rames
live nga narkobandite me uniforme, te cilet i kishin zene pusi tek
shkonte ne nje debat televiziv ne Open te gazetares Eni Vasili.

Kaluan tre dite nga ky akt i felliqur qe Bardh Spahia mbahet ne qeli
ose arrest shtepie si i burgosur politik vetem se ai u kishte kallur
daten Edvin Kristaq Vjedhesit dhe Vasal Kimik Lleshit.

Por ajo qe po komentohet gjeresisht ne opinionin publik dhe mediatik
eshte edhe heshtja prej hafieje e hijeksit qe nxori ne pusi Ish
deputetin Bardh Spahia.

Tani gjithçka behet e qarte, se kurthi per te cilin TCH nuk beri
asnje reagim ndaj ketij turpi qe iu be duke u perdorur si gracke per
arrestimin e perfaqesuesit te opozites eshte i organizuar me urdher te
Edvin Vjedhesit dhe gjeneral Kanabisit apo Vasal Kimikut ne bashkepunim
direkt me asnjeri tjeter perveç Ben Blushit. Blushin e akuzojne jo vetem
zinxhiri i pafund i ligesive dhe pabesive qe e shoqerojne ne çdo hap,
por edhe urrejtja e tij per opoziten, per te cilen me median qe ka
pushtuar dhe po e shkaterron me sukses ben gare me Gellcin e Zi se si ta
censuroje ate dhe shpife e trilloje nga mengjesi ne darke kunder saj.

Shkaku i pusise qe i organizoi deputetit Spahia mund te jete edhe
ndonje shperblim nen dore qe ai ka marre per kete akt pasi dihet mire
dhe universalisht se Blushi vdes per shperblime, veçanrisht per
sherbimet qe i ka qef.

Ne te vertete, te revoltuar nga perdorimi i TCH si pusi per te
ftuarit e tij, gazetare dhe punonjes te tjere, madje flitet se edhe vet
Zonja Hoxha, te cilen Blushi ne kundershtim flagrant me ligjet e ka
emeruar presidente te Dixhitalbit, firmosen nje deklarate ku denonin
shnderrimin ne telepusi te televizionit te tyre. Por urdheri i prere i
Blushit, thuhet ne kete rast hjekesit te ish deputetit Spahia, ndaloi
publikim e saj.

Me kete rast do ti them edhe dy fjale per Blushin dhe TCH!

Miq, TCH eshte nje televizion egersisht kunder meje. Drejtues,
kryeredaktore, gazetare, redaktore, kronikane dhe humoriste e kloune te
ketij televizioni kane ndertuar, vila, blere apartamente, marre poste te
larta si shperblim per shpifjet, trllimet ndaj meje, PD dhe qeverise se
saj. Por megjitheketo une ndjehem mire se pikerishte gjate qeverisjes
se PD ju dha liçenca kombetare dhe nuk u mbajt peng per kete liçence, qe
mendoj se e meritonte, siçbenin socialistet per te cilet punonte nga
mengjesi ne darke.

Por ne kete kontekst e prita i dyzuar emerimin e Blushit ne krye te
ketij rrjeti dhe kjo jo aspak per kimizmin tim ndaj tij. Por pavaresisht
nga vleresimet e mia pozitive qe kam per Blushin ish analist, apo dhe
shkrimtar, perseri per mua Blushi ka diçka te perbashket, nje fuqi
magu,me Oskarin e Gunter Grass, per te cilen jam ndalur gjeresisht ne
nje shkrim tjeter kur ai filloi te imitoje Ciprosin e Greqise.

Mjerisht dyzimi im u faktua i drejte me emerimin e tij. Blushi si per
inat profesional ndermori fshesen ndaj me te kualifikuareve te ketij
televizioni. Perveç kesaj imponoi çensuren e papare me pare ndaj
opozites me tezen se opozita nuk perben apo prodhon lajm.

Por nuk jane keto qe me shtyjne te shkruaj keto rrjeshta per Blushin.
Por diçka me tronditese me shtyn mua te shpreh keto mendime por edhe te
paralajmeroje znj Vjollca. Kjo diçka me e rendesishme qe e shoh se po
feks ne horizont eshte se fati i Libres e pret ne nje te ardhme te afert
edhe TCH e udhehequr nga Blush Hjekesi.

Duke denuar me forcen me te madhe burgosjen politike te ish deputetit
Spahia, siguroj me kete rast Edvin Vjedhsin, Vasal Kimik Lleshin dhe
Blush Hjekesin se do pergjigjen personalisht per çdo ore qe e mbajne te
burgosur apo arrest shtepie ish deputetin Spahia! sb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re