Ish-kryeministri Sali Berisha ka realizuar një takim me Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco ku kanë folur rreth zhvillimeve në vend dhe rajon.
Më tej, ata kanë diskutuar mbi rëndësinë e zgjedhjeve te 25 prillit.
“Takim me ambasadorin e OSBE, z. Vincenzo Del Monaco!
Të dashur miq, sot prita në një takim Kryetarin ë Prezencës së OSBE në vendon tonë, zotin Vincenzo Del Monaco.
Pasi i urova mirëseardhjen ambasadorit Del Monaco, i shpreha atij vlerësimin për rolin dhe kontributin e çmuar të OSBE ndër vite në zhvillimet në Shqipëri dhe se ky rol është i mirëpritur për konsolidimin e standarteve demokratike në këtë vend.
Më ambasadorin Del Monaco pata një shkëmbim të gjerë të mendimeve mbi zhvillimet aktuale në vend dhe Rajon. Diskutuam bashkarisht dhe mbi rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 25 prillit. Takimi ishte i hapur dhe miqësor. sb”, shkruan Berisha.
Gezimi i Berishes lexohet ne sy, pasi ky takim eshte i pari pas shume vitesh me nje ambasador! Me shume mundesi ka qe te jete ankuar per Ramen ose ka dhene garanci se do qendroje urte!
