Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores Yuri Kim se provat për shpalljen “non grata” ndaj tij janë mbledhur nga agjensitë e inteligjencës amerikane. Përmes një interviste të dhënë për Ora News, Berisha u shpreh se drejtori i Shërbimeve Sekrete Amerikane di shumë herë më tepër se ambasadorja Kim, por nuk merr përsipër kurrë të flas me një gjuhë të tillë pa qenë 100% i sigurt.

Berisha shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë provë ndaj tij, dhe se shpallja non grata është ideuar nga Edi Rama dhe George Soros.

“Të sigurt të jeni ju që ai që ishte drejtor në detyrë i shërbimeve sekrete, që unë nuk e kam takuar kurrë, dinte qindra herë më shumë se sa ata që thonë fakte kemi po nuk i themi. Ai dinte shumë më tepër dhe nuk merrte kurrë përsipër të bënte një deklaratë të tillë pa qenë 100% i sigurt.

Kemi të bëjmë me përdorimin e ligjit si armë politike ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës, mikut të George Sores. Nëse guvernatorja ka prova t’i çojë në gjykatë në Paris ose nëse nuk do t’i çojë në gjykatë, t’i çojë në Kongres, t’ia jap kongresmenit të saj. E di që ka një korrespondencë midis kongresmenit me Departamentin e Shtetit, ka tre letra sepse nuk i kanë dërguar asgjë, sepse nuk kanë.

E quajta se ka muaj që merret me problemet e një partie, por pa sukses. U lidh aq ngushtë me “Foltoret” sa para çdo Foltoreje mbante një deklaratë për të pakësuar sallën ndërkohë që salla bëhej gjithmonë dhe më e madhe.

Fakte kemi po s’i themi. Ajo u përpoq të përgënjeshtroj deklaratën time se nismën për shpalljen “non grata” fillimisht për konspiracion ndaj politikës së jashtme amerikane se kundërshtova ndryshimin e kufijëve të Kosovës. Shqiptarët e dinë që Edi Rama më pyeti në parlament se a e kaloj dot oqeanin.

Ai e ka thënë në sy të dy dëshmitarëve se unë kam bërë konspiracion ndaj politikës së jashtme amerikane. Ai nuk e ka shpikur atë. Edi Rama e ka ditur dhe e ka gatuar me George Soros dhe Aleksandër Vuçiç këtë gjë”, tha Berisha

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re