Skip to content

Berisha: I them zonjës Kim se zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit të shqiptarëve, kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni, nga kushdo qoftë mbi tokë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për mediat i është drejtuar me një mesazh ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas thirrjeve të saj për të mos u futur në Kuvend.

Berisha u shpreh se zëri i tij do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ndërsa shtoi me tone të ashpra se askush mbi tokë nuk do ta ndryshojë këtë, me asnjë lloj presioni apo mase.

“Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj për daljen time televizive në një televizion të Kosovës, në të cilin unë shpreha ato që kam shprehur gjithnjë para jush për multimiliarderin Soros, por edhe gjëra të tjera mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës, ku unë nuk sulmova, por shpresa dhe shpreh rezervat e mia, por njeri nuk sulmova në atë ekspoze, unë kam qenë një nga kundërshtarët e flaktë të atij projekti për kufijtë.

Dua t’i them se zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ashtu si e gjykoj unë, në mbrojtje të të vërtetave, siç e gjykoj unë, dhe në mbrojtje të interesit kombëtar. Kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni, me asnjë lloj mase, nga kushdo qoftë mbi tokë.