Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-këshillari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, është arrestuar 1 javë më parë në Dubai.
Por sipas Berishës kjo është mbajtur e fshehtë nga kryeministri Edi Rama.
“Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se Amant Josifi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me Call Center, “është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili ka plaçkitur pensionistëve europianë 2.2 miliardë euro”.
“Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi.
Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro. Si ndodhi kjo?
Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.
Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht.
Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama”, tha Berisha.
Arrestimi i Amant Josifit
Lajmi për arrestimin e ish-këshilltarit të Xhaçkës, u bë publik sot, ndërsa gazetarja Klodiana Lala raportoi se ai ishte kapur në Dubai.
Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.
Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
Biznesmeni ka qene pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra ‘viktima’ në mbarë botën.
Ai u shpall në kërkim në kuadër të një hetimi të shtirë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainë.
Mes klientëve që janë mashtruar është edhe një grua 80-vjeçare e cila ka humbur më shumë se 837,000 dollarë (800,000 €) duke investuar në kriptovaluta.
