Sali Berisha, në takimin me banorët e Katundit të Ri në Durrës ku dhe ka prezantuar dhe kandidatin për Durrësin, ka komentuar dhe vizitën e Edi Ramës në SHBA.

Në fjalën e tij, ai tha se Rama shkoi atje për të lobuar për Aleksandër Vuçiç dhe jo për interesat e qytetarëve shqiptarë.

Ballkani i Hapur është një goditje e madhe. Në vetvete është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon. Ballkanin e Hapur nuk e firmos as Kosova dhe as Mali I Zi. Ballkanin e Hapur e firmos Rama që s’ka asnjë metër kufi me Serbinë.

Lajmi që solli nga vizita ne SHBA ishte se SHBA përkrahin Ballkanin e Hapur. Sikur shkoi atje për të lobuar për Vuçiç dhe jo për interesat  kombëtare shqiptare.

Çka nuk u tha në komunikatën e SHBA. Ramën e ka kap Vuçiç për zverku. Ky është një anti-shqiptar i mirëfilltë. Kjo votë duhet të jetë votë shprese dhe ndryshimi”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re