Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar, pozicionin e vajzës së tij Argita në hetimet e UMNIK.

Ai theksoi se Argita ka qenë këshillatre ligjore e UMNIK, e cila hetoi Mitrovicën dhe çështjen e 11 kriminelëve serbë, të cilët në mënyrë kriminale u liruan nga burgu me pretendimin se u arratisën.

‘Vajza ime ka qenë këshillatre ligjore, por jo e vetmja, pasi kanë qenë disa me funksione të rëndësishme në UMNIK. Ajo është marrë me dosjen e Mitrovicës, ka hetuar 11 kriminelë serbë, të cilët një ditë të zezë ata që nuk i hetuan kurrë serbët i liruan nga burgu, gjoja sikur u arratisën’. tha Berisha,  në ‘Çim Peka Live’.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re