Rrugët e qytetit të Shkodrës janë përmbytur sërish mëngjesin e sotëm.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha i cili thotë se kjo vjen nga fakti që pasardhësi i tij në detyrë Edi Rama, nuk ka dërguar investime në Bashkinë Shkodër për zhbllokimin e pusetave nga punonjësit. 

“Permbytet Shkodra!

Duke shprehur solidaritetin tim te plote me qytetaret e Shkodres denoj me ashpersine me te madhe qendrimin armiqesor me zero investime ne 8 vite per mbrojtjen e saj nga permbytjet dhe indiferencen kriminale ndaj situates se jashtzakonshme te krijuar nga permbytja ne qytet dhe zonat perreth.

Ndiqeni sipas deshires videon. sb”, shkruan Berisha teksa ndan edhe një video nga përmbytjet e rrugëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re