Sali Berisha foli pas dëshmisë së sotme të dhënë në prokurori për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

“Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekziston kurrkund tjetër, de facto ia dorëzoi Edi Ramës seli të blinduar. Këto janë elementë të deklaratës sime.

Pa diskutim që kjo ishte një çështje pjesë e deklaratës sime dhe Partia Demokratike do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish, trafikantësh që po mbledhin. Emra konkretë i ke dhe në Facebook-un tim. Kështu që besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se çfarë po ndodhte në narkoshtet.

Tani çështja tjetër që unë shtrova me forcë. Si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës, përdori dhe banda e “Lulzim Bravës”? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shtrirje, e një bashkëpunimi të grupit të mercenarëve dhe narkobandidtëve me uniformëve.

Emrat e mercenarëve një pjesë i ka ndaluar. Armët i nxori nga selia, thuhet “Lulzim Brava”, me mjetin e tij, megjithatë siç e dini ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto, por jo vetëm foto. Kështu që nuk ka asnjeri sot që ve në dyshim, që ve në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fundamentalistë në selinë, si roje të “Lul Bravës””, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re