Analisti Dritan Hila, ka folur mbrëmjen e sotme (25 tetor), mbi dosjen “Partizani”,  ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet sot opozita shqiptare.

I ftuar në emisionit “Open” në News24, Hila u shpreh se sipas tij “Berisha ka hallin e vetë”, ndërsa e ka cilësuar opozitës si të mbaruar dhe të bërë “fërtele”, duke theksuar se duhet të ngrihet për veten e vetë.

Ndër të tjera analisti Hila tha se “Sali Berisha nuk ka qenë dhe nuk është monumenti i demokracisë shqiptare”, teksa shtoi se ndaj ish-kryeministrit rëndojnë akuza të rënda në 30- vite të karrierës së tij politike.

“Berisha ka hallin e vetë. Opozita shqiptare është e mbaruar, është bërë fërtele. Berisha nuk është dhe nuk ka qenë monumenti i demokracisë. Nuk akuza nga më të rënda që mund ti bëhet një kryeministri në demokraci. Ka futur dy kryeministra në burg, ky ka hallin e vetë se goditet direkt nga Prokuroria.  Probleme ky vend ka, por nuk ka hallet e opozitës. Opozita duhet të ngrihet për veten e vetë, por po i bie numri. Nuk shoh ndonjë entuziazëm të madh.”, u shpreh analisti Hila.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re