Sali Berisha ka sulmuar kandidatin e Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hotin, të cilin e konsideron si “kopje të Lulzim Bashës”.

Në një takim me banorë të Shënavlashit i shoqëruar nga kandidati i “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, Berisha tha se Luan Hoti ka monopolin e porteve.

Sipas tij, në Qershor do të duhet që të rinovojë këtë kontratë me qeverinë.

E keni parë si e ka gjetur kandidatin? Kopjen e tij. Luan Hoti është kopja e tij, sepse del që ky paska nga Edi Rama dhuratë monopol. Monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin. Po kjo njëherë është me ligj e ndaluar, qeveria nuk mund të japë monopol se monopol do të thotë korrupsion. Kjo do të thotë të paktën ti kesh çuar një valixhe me Euro Edi Ramës. Luani jo vetëm që e ka patur 4 vjet, por problemi i tij është se në Qershor duhet të përsërisë kontratën. Ai do mendojë vetëm për monopolin e tij se si do kënaqë Edi Ramën për të marrë monopolin”, u shpreh Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re