Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, Sali Berisha u pyet nëse do të ketë edhe një protestë kundër Lulzim Bashës.
Berisha u shpreh se tashmë ka një shumicë nga një anë dhe një pakicë në anën tjetër. Prandaj sipas tij, pakica duhet të njohë shumicën ose në të kundërtën do të mbahet përgjegjës në mënyrë shembullore.
Pyetje: Do të ketë protestë edhe kundër Lulzim Bashës?
Sali Berisha: Një gjë është këtu, sot ka një shumicë dërrmuese në njërën anë, ka një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën, mendon se mund të shtyjë shumicën me ndihmën e qeverisë, e vërteta është se do të mbahet përgjegjëse në mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama. Shumicën duhet ta respektosh dhe s’mund ta marrësh kurrë peng. Ne jemi shumicë.
