Sali Berisha ka reaguar akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha se po bashkëpunon me krimin për mbledhjen e firmave. Në një prononcim për “Fax” , Berisha u shpreh se Basha gabonte me ngritjen e akuzave shtuar se ”po të hyjë pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe”. Po ashtu, në fjalën e tij, Berisha foli edhe për pretendimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili dje pretendoi se në mbledhjen e krerëve të degëve të PD-së, vetëm 5 prej tyre kishin dalë kundër Lulzim Bashës.

Kemi dëgjuar z.Basha që ju ka akuzuar ju për lidhje me botën e krimit për të siguruar firmat.

Berisha: Tani unë po merrem me fuqishëm se kurrë me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Tani përqëndrimi im është rtotal në organizatën me kriminale në Shqipëri, ballkan dhe Europë, që ka goditur pluralizmin politik, dhe ky klan është klani Rama dhe pengBasha. Ai gabon, se po të hyjë pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe. Tani po merrem me bajzolë të krimit. Ka krim më të shumtur sesa ti atakosh pluralizmin. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e pengkryetarit.

Kalaja: Bardhi ka thënë vetëm 5 ju mbështesin?

Berisha: Po, po. I them unë nga të pranishmit, mbi një 20 të tjerë hodhën poshte me heshtje kërkesat e pengkryetarit. Ubnë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të repsektuar. Natyriosht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim proBashës , por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranisghëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Nuk beosj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi. Me datë 11 PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi,. Ata do të krijojnë një fushatë për t’i bërë fresk kreut të Meduzës.

Në disa intervista të njëpasnjëshme për mediat sot, Basha u shpreh se Berisha po ndihmohej për mbledhjen e firmave nga personazhe të skeduar, duke përmendur: Suel Çelën, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin. Sipas Bashës, Berisha kishte përgjegjësi pasi nuk po distancohej publikisht ndaj tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re