Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte ka zhvilluar takim me demokratët në Kurbin.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ashpërsuar tonet nga “foltorja” duke sulmuar kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se do të rikthejë një opozitë të fortë, që do të largojë Ramën nga pushteti, ndërsa paralajmëroi kryeministrin se fundin e ka afër.

“Edvin fundin e ke afër, Kurbini është në këmbë, mjerë ti çdo heqësh. Atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos, po ta bëj dhe ty.

Nisu për Beograd, në Shqipëri nuk ke më vend, mos harro me marr edhe Lul Pengun, lëre që nuk të bie më në mend për të kur të kesh për t’ja mbathur. Diellin tonë nuk e shuan dot njeri kurrë, do verbojë këdo që do mundohet ta shuajë atë”, tha Berisha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re