Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar paratë e kaluara nga Kuvendi i Shqipërisë si dieta.

 

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, lideri historik i së djathtës shkruan se nuk ka pasur dijeni për këto dieta, ndërsa shton se nuk do pranojë asnjë deri në fund të mandatit, pasi ai është deputet i Tiranës dhe se lëvizjet jashtë qarkut i përballon me të ardhurat personale.

 

“Sot nga mediat mësova se ne llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta. Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon: 1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta. 2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur. 3- Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit. Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re