Në datën 4 mars në orën 11:00 është caktuar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Prej 30 dhjetorit, ai ndodhet në arrest shtëpie.

Një muaj më parë ish-kryeministri Sali Berisha u përball për herë të parë me prokurorët e SPAK për akuzat e korrupsionit, të ngritura ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin dhe ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-klubit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Fillimisht ish-kryeministri pati një masë sigurimi detyrim paraqitje, por pasi ai refuzoi të shkonte në gjykatë duke e cilësuar masën antikushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkoi në dhjetor të vitit që shkoi miratim të Kuvendit për masë sigurimi shtrënguese “arrest shtëpie”.

Berisha apeloi këtë vendim dhe tme 25 janar gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi vendosi ta rrëzojë ankimin dhe lërë në fuqi masën e sigurisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re