Gjykata e Lartë të martën e 9 prillit pritet të shqyrtojë rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Berisha qëndron në këtë masë që prej 30 dhjetorit të vitit  të kaluar, ndërsa që prej 97 ditësh simpatizantët e tij mblidhen në të ashtëquajturën “Rruga e Shpresës”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm. Në mënyrë të persëritur avokai i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re