Berisha: Kjo është një “pupël opozitë”, Basha përzuri njerëzit nga Shqipëria

sali.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Opozitën e Lulzim Bashës, Sali Berisha e konsideron një “pupël opozitë”.

Ai u shpreh se për shkak të opozitës së dobët të Bashës, janë larguar nga vendi edhe një pjesë e të rinjve për shkak se nuk shohin të ardhme.

Sipas Berishës, Lulzim Basha nuk arriti dot në gjithë këto vite që të ndërtonte figurën e liderit dhe të krijonte marrëdhënie të duhura me qytetarët.

Në mos suksesin tonë qëndron dhe përgjegjësia jonë. Po pse ky mos sukses? Në qoftë se do ishte një opozitë e fortë, jo një pupël opoizitë, Edi Rama s’mund të bënte kurrë këto që ka bërë.

Po pse ikin çdo ditë të rinjtë? Sepse s’kanë besim as tek ai as tek ne, se po të na shihnin ne si forcën e fitores nesër, do prisnin. PD këto vite për fat të keq kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëe. Në vitin 2021, diferencës në vota mes PS dhe PD është qartësisht më e madhe se në vitin 1997.

Votat që ka marrë PD janë 74 mijë vota më pak se në vitin 2013. Pse kjo? Sepse kryetarit aktual nuk i beson më shumë se 19% e atyre që votuan për ne. Ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur, por për fat të keq asnjë marrëdhënie të përshtatshme me ju. Ai ka një raport gjysmë të akullt me njerëzit dhe me qëndrimet.

A ka përgjegjësi Sali Beisha për këtë? Më shumë se të gjithë ju të tjerët këtu. Sepse e njoh më shumë se ju fushatën elektorale, thelbin e opozitarizmit. Pse unë kam toleruar? Dhe u kërkoj ndjesë për këtë. Ka patur vetëm një shkak, betimin tim që të mos kthehem. Më datën 26 Qershor 2013, unë jam zotuar se largohem pa kthim”, u shpreh Sali Berisha.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë