“Sali Berisha korrigjoi një gabim që kishte bërë në këto vite”, kështu u shpreh ish deputeti i PD, Igli Cara i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News.
Cara tha se Berisha kishte bërë një autokritikë sa i përket Bashës. Ndër të tjera shtoi se për të nxjerrë një PD fituese, nuk mjaftonte vetëm Berisha por duhet të krijohej një grupim politik i elitave.
“Duam apo nuk duam ne, Sali Berisha është një aset i çmuar opozitar në këtë moment. Unë nuk dua të them që duhet të jetë patjetë apo jo kryetar sepse kjo u takon demokratëve ta vendosin. Por mendoj se ai ka ringjallur diçka që siç dukej, ishte shuar.
Unë mendoj se Sali Berisha apo kushdo që synon të jetë kryetar, nuk duhet ta ketë këtë post thjesht si emër por të bëjë një grupim, këtu të futen elitat. Nëse mendojmë se një njeri fiton i vetëm, nuk fiton as Sali Berisha, duhet grupimi për ta bërë këtë gjë.
Berisha korrigjoi gabimin e tij, në këto vite me Lulzim Bashën. Ka bërë një autokritikë, është e pranueshme, ka udhëhequr një proces gjatë këtyre muajve“- u shpreh Cara ndër të tjera.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
