Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut ka një faktor kryesor thotë Sali Berisha dhe ai është narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama. Sipas ish kryeministrit Shqipëria dhe veçmas Tirana është kthyer në lavatriçen e parave që burojnë nga krimi dhe trafiku i drogërave.

 

SALI BERISHA  

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ata të cilët përfitojnë nga ky raport i krijuar jane narkoqeveritrët dhe narkotrafikantët. Janë përbindëshi i trafiqevë të drogës, të cilët fusin në Shqipërie euro me kontenier, i groposin dhe i nxjerrin për ndërtime. Nuk ka lavatriçe më të madhe se Tirana sot për pastrimin e parave të drogës.

 

Humbësit e mëdhenj tha Sali Berisha janë familjet. 40 për qind e popullatës që jeton falë remitancave po goditet nga politikat shkatërrimtare financiare të qeverisë.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Dëshmi më flagrante dhe cilësore e narkoshtetit. Gjithçka është në funksion të këtyre klaneve kriminale. Këta janë bërë vendimarrës me kryeministrin në krye. Njeriu më i lidhur me klanet e drogës që dihej me dokumente mori tani Ministrinë e Rendit. Janë ato klane që e emëruan atë Ministër Rendi.

 

Vendimin e Bankës së Shqipërisë për të blerë 18 milionë euro ish kryeministri Sali Berisha e quajti një masë të papërfillshme përballë fuqisë monetare të grupeve kriminale.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Banka e Shqipërisë nuk ka fuqi ti rezistojë narkoeuros. Ajo është një xhuxh. Urdhëro e bëri provën, asgjë nuk ndryshoi, ishte si kafeja e mëngjesit, por BSH duhet të jetë zëri më i fuqishëm në denoncimin e tyre.

 

Qeverinë e bëri përgjegjëse edhe për situatën ku ndodhen eksportuesit. Sipas Sali Berishës ndëshkimi financiar u erdhi nga nisma “Ballkani i hapur” dhe politikat e ndjekura ndaj fermerëve, duke bërë që sot produktet ushqimore të shiten me çmime të larta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re