Lideri historik i partise demokratike sali berisha  eshte kthyer ne seline e partise demokratike, kete here duke pasur ne favor vendimin e gjykates se shkalles se pare.

 

Berisha i ka gjetur hapur dyert e selise se PD dhe i shoqeruar nga anetare te komisionit te rithemelimit ka takuar dy prej figurave kryesore te partise demokratike: kryetarin ne detyre Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e pergjithshem Gazment Bardhi ne zyren e teij te fundit.

 

Takimi  zgjati rreth 30 minuta dhe eshte diskutuar vendimi i gjykates dhe rruget per bashkimin e PD.

 

Mesohet se Alibeaj i ka kujtuar Berishes se partia demokratike nuk mund te fitoje zgjedhjet me nje kryetar qe shtetet e bashkuara e kane shpallur non grata, duke u pozicionuar kunder kandidimit te Berishes per postin e kryetarit te PD.

 

Vete Berisha ka sqaruar se te dy palet ndajne mendime te ndryshme per bashkimin e PD.

 

 

Sali Berisha

Ish-kryetar i PD

“Mund te them se i gjeta te preokupuar per kete proces, por diferencat ne mendime qendrojne. Ajo qe duhet te kene prioritet drejtuesit aktuale eshte te debatojne, te diskutojne ne grupin e PD. “

 

Por Be4risha e beri te qarte se asgje nuk e largon ate nga partia demokratike.

 

 

“Nese demokratet duan te kene nje mesazh nga Sali Berisha eshte : edhe nje po mbeti, i dyti do jem une. Pastaj te tjerat mund te diskutohen, debatohen, votohen”

 

Lideri historik i PD perseriti se do te garoje per postin e kryetarit te partise demokratike.

 

 

“Padiskutim qe une do jem kandidat per kryetar. “

 

 

Berisha theksoi se do te kandidoje edhe pse eshte shpallur non grata duke perseritur se vendimi eshte i pabaze dhe per te ka ndikuar Xhorxh Sorros.

 

 

“Marredheniet e mia me shtetet e bashkiara jane dhe do mbeten te diktuata nga vlerat e lirise e demokracise. Ka nje realitet nen ndikimin e Xhorxh Sorosit qe eshte marre ai vendin.”

 

 

Berisha u largua nga selia e partise demokratike per te shkuar ne promovimin e nje libri kunder xhorxh sorros qe shpjegon ndikimin e tij ne politiken e vendeve te tjera

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re