Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do ta fitojë betejën me qeverinë Rama, por sipas tij për këtë ka vetëm një kusht.

Berisha shprehet se për arritjen e fitores duhet angazhimi dhe mobilizimi i të gjithë të rinjve shqiptarë në vend, që sipas tij, i kanë rezistuar gjenocidit të Ramës.

Ish-kryeministri ftoi rininë shqiptare të ngrihet në lartësinë e misionit të ri, teksa thekson se një revolucion i dytë në mosbindje civile është vendimtar për fatin e Shqipërisë.

Ndërsa rikujtoi bisedën më Ramiz Alinë në gusht 1990, duke bërë një paralelizëm mes qëndrimeve të tij dhe kryeministrit Rama për Kosovën.

Sali Berisha: Na përket ne, PD të marrë çdo vendim, të bëjë çdo përpjekje për të organizuar shqiptarët në një betejë pa kthim deri në përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar, antidemokratik, do ju rikujton një moment nga takimi me Ramiz Alinë në datën 10 gusht, ndër të tjera kur i themi se “heqja e monumentit të Stalinit është gjë e mirë për Kosovën”.

Thotë aty “dale një herë se ne të dy jemi pak kosovarë, ata kosovarët shkojnë në OKB protestojnë atje dhe kërkojnë që Shqipëria të mbrojë Kosovën”. Ky ishte raporti i tij në raport me Kosovës në 1990. Por cili është pozicioni i Ramës në raport me Kosovën

Edhe toleranca jonë ndaj këtij qëndrimi, të pranojmë hapur na turpëron, nuk na nderon. S’mund të pranohet një argat, armik. Të gjitha janë thirrje, PD në këtë betejë, do e fitojë, me një kusht të vetëm angazhimin, mobilizmin e të rinjve shqiptarë, e atyre që kanë mbetur këtu që i kanë rezistuar gjenocidit të Ramës.

Ftoj rininë shqiptare të ngrihet në lartësinë e misionit të ri sepse një revolucion i dytë në mosbindje civile është vendimtar për fatin e Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re