Skip to content

Berisha kundër hartes gjyqesore: Ndëshkon mijëra qytetarë, është edhe antikushtetuese”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Partia Demokratike është pozicionuar kundër hartës së re gjyqësore, duke bërë apel për anulimin e saj. Kreu i PD Berisha argumentoi se me mbylljen e 18 gjykatave në vend qeveria praktikisht po gjobit qytetarët, pasi u rrit kostot në një nivel të papërballueshëm.

 

SALI BERISHAKRYETAR I PD

“Me këtë vendim gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit të cilët duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe duke shpenzuar kohën e tyre.”

 

Lideri historik i së djathtës e ka cilësuar këtë hartë të re gjyqësore edhe shkelje të kushtetutës, pasi u mohon shqiptarëve aksesin në drejtësi.

 

“Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative. Bën që Gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët.”

 

Sipas Berishës nga ky vendim preken edhe grupet e interesit, duke nisur nga avokatët tek ekspertët apo noterët, mendimi i të cilëve nuk u mor parasysh nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.Por nga ana tjetër, Berisha vuri në dukje se kjo hartë vendos drejtësinë në kontrollin e pak duarve.

 

“Ky projekt përqendron vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e 2-3 personave të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi.”

 

Kundër hartës së re territoriale ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që e mbështesin, të cilët kanë kërkuar një seance dëgjimore me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ministrin e Drejtësisë dhe avokatët për këtë çështje.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë