Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën ish-kryeministrit Sali Berisha për vettingun e politikanëve. I pyetur nëse Berisha i druhet këtij vettingu, Basha tha se në 2018, ish-kryeministri ka firmosur që ky proces të kryhet.

‘Nisma jonë nuk është e javës së kaluar është e vitrit 2018. Në 2018 i gjithë grupi parlamentar i PD dhe e gjithë opozita kërkoi vettingun e politikanëve depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës. Pas kësaj Edi Rama kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias, pranuan dhe Venecia solli një përgjigje që e përligjte.

Kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias. I qëndroj firmës sime të shtator të 2018. Nëse dikush ka ndryshuar mendim kjo është çështje tjetër. Unë nuk bëj gjë tjetër por konfirmoj atë që kemi kërkuar në 2018 të plotësuar me të gjitha aspektet e propozuar nga Venecia. Nuk ka asnjë tërheqje, nga kjo. Ky është në akt që kërkon një masë të plotë sinqeriteti.

Kam kërkuar që vettingu të fillojë nga unë. Që të ketë besueshmëri nuk duhet dhe nuk mund të përjashtojë askënd. Dhe nuk mund të kryhet me forma dhe mënyra që shkatërrojnë besimit tek vettingu. Nuk kemi frikë. Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik apo shqetësimet që mund të ketë.’- tha Basha.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re