
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të raportuar së fundmi në media, sipas të cilit kryeministri Edi Rama ka caktuar për veten një pension mujor prej 4 milionë lekësh. Në një deklaratë publike, Berisha e cilësoi këtë veprim si “mashtrimin më të shëmtuar publik të verës” dhe një akt të pashoq që, sipas tij, tregon shkëputjen e Ramës nga realiteti i qytetarëve.
Deklarata e plote:
Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.
Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.
Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete.
E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.
Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.
Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë.
Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë.
Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.
