Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga selia e Partisë Demokratike rreth orës 00:30 të mesnatës, i shoqeruar nga Flamur Noka.

Berisha ka sqaruar për mediat se çfarë ndodhi me përfaqësuesit e Policisë të cilët mbërritën në zyrën e tij. Ai tha se kishte refuzuar ti takonte dy perfaqesuesit te Policise se Shtetit.

Ish-kryeministri u shpreh se kjo që ndodhi ishte një turp i Edi Ramës, dhe ai i quajti si mercenarë efektivët që u paraqitën në zyrën e tij.

Berisha tha se deputetit s’mund t’i kufizohet asnjë lloj lirie, pa marrë më parë autorizimin e Parlamentit.

“ Unë respektoj Kushtetutën, Edi Rama në panik kishte sjellë oficerë të lartë të shndërruar në mercenarë

Kushtetuta është Kushtetutë. Siç ua sqaroi Bylykbashi, ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë Kushtetutën. Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit.
Pyetje: Besoni se PS nuk do e marrë ketë vendim, nëse do të hyni në këtë procedurë.
Sali Berisha: Në vitin 2012, unë kam dërguar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto dhe kundërshtari më i egër i këtij ligji ishte Edi Rama. Por ai tani në panik të tmerrshëm, ka panik se ai e di që lëvizja dhe beteja është pa kthim, kishte dërguar, oficerë të lartë jo nga prokuroria, por drejtori i krimit ekonomik etj., që nuk mund të vinin kurrë, por të shndërruar në mercenarë mund të bëjnë çfarë u urdhërojnë. Unë nuk i takova.
Pyetje: Nuk patët asnjë takim personalisht.
Sali Berisha: Jo nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës.
Pyetje: Nuk pranuat vendimin që ata kishin ardhur të sjellin.
Sali Berisha: Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po ti takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj.
Pyetje; A do kete protesta?
Sali Berisha: Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mpleksë, por me dështim. Besoj se u përgjigja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re