Sali Berisha u ka kërkuar falje demokratëve në Gjirokastër për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashën. Berisha tha për kreun e PD-së se është besëprerë. Berisha tha se privatisht i ka thënë Bashës çdo kritikë dhe shumë gjëra janë të dokumentuara. Megjithatë ai u shpreh se publikisht e ka mbrojtur me qëllimin që ta çonte PD-në drejt fitores.

“Ju falenderoj shumë për praninë dhe ndërhyrjen dhe ju dhe të gjithë demokratëve ju kërkoj falje dhe ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu, i cili e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë.

Por nuk është kjo ajo që unë kërkoj vlerësim dhe gjykimin e anëtarësisë. Unë kërkoj ndjesë se ndonëse privatisht i kam thënë çdo gjë që ti mund të kesh menduar me veten tënde, çdo gjë.

Fatmirësisht shumë gjëra janë të dokumentuara nga këto që them, por publikisht e kam mbrojtur atë. Jam përpjekur që ai të na çojë në fitore.

Jam përpjekur që PD të shkojë drejt fitores duke i vënë në dukje gjithçka që nga momenti i kërkesës sime për të dhënë dorëheqjen në vitin 2017 kur PD mori rezultatet më të turpshme që kishte marrë ndonjëherë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re