Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar Parlamentin dhe mazhorancën se nuk po lejon bashkimin e deputetëve të opozitës. Sipas tij, opozita ka vullnetin për t’u unifikuar, por socialistët po tentojnë të mos e lejojnë këtë.

 

Berisha theksoi se ndërhyrja e parë nisi që nga caktimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD deri tek marrja “peng” e kryedemokratit Basha.

 

“Procesi i bashkimit të deputetëve, sepse ne nuk e injorojmë, ne ishim të ndarë, u përball me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë.

 

Së pari përpjekja për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar sigurisht ka gjetur pengun e vet, peng Bashën dhe me të bën të gjitha skemat.

 

Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në tërësi nga cdo përfaqësimi dhe përfaqësimi i qeverisë nga pseudoopozitarë dhe përfaqësues të vetë”, tha ai.

 

Gjithashtu, Berisha deklaroi se ndasia e opozitës nga mazhoranca kulmoi me caktimin e bashkëkryetarin të opozitës në Komisionin Zgjedhor të parlamentit.

 

“Në këtë proces, qëndrimet armiqësore ndaj opozitës shqiptare kulmuan me vendimin e Edi Ramës për ti caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të parlamentit, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë 32-vjecare të Parlamentit.

 

43 deputetet vendosen që bashkëkryetar të jetë Oerd Bylykbashi, me një eksperiencë të gjatë në këtë komision, por e vërteta është edhe në OSBE dhe institucione të tjera. Nuk mund të imagjinohet që bashkëkryetarin as opozita dhe as pozita ti caktojnë njëri tjetrit. Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës Parlamenti me urdhër të Ramës votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn”, shtoi ai.

 

Berisha bëri me dije se opozita ka vendosur të qëndrojë e fortë përballë çdo tentative për përçarje dhe do të vazhdojë me vendosmëri përballjen me kundërshtarin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re