Mbrëmjen e sotme, u bë publik lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të ish senatorit amerikan, Bob Dole i cili edhe në statusin e tij të fundit në Twitter shkruante: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të.

Lajmin e njoftoi edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili mbajti edhe një minutë heshtje gjatë foltores së tij me demorkatët shqiptarë në SHBA dhe e cilësoi Dole-n si një mik të madh për të gjithë interesat shqiptare në botë.

Ndërsa së fundmi reagoi edhe ambasadoreja Yuri Kim e cila shkruan se ish senatori ishte një patriot i vërtetë amerikan dhe se do të mbahet mend për shërbimin e tij të madh në të gjithë botën edhe në Shqipëri.

Postimi i Plotë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim:

Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.

Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re