Skip to content

Berisha mbërrin në Kuvend: Do të përdor gjithë zërin tim kundër projektit të Butrintit

Sali Berisha ka mbërritur në abjentet e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Në hyrje Berisha është takuar me protestuesit të cilët janë mbledhur për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

 

Berisha ka garantuar Edi Ramën se nuk do ta lejojë të sillet me Butrintin sikur ta kishte pronë të familjes së tij.

 

“Mbrojtja e e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën që nuk do të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e Kolekave, ose e baballarëve të tij. Ajo është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara shqiptare. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e Parkut ata kanë kryer programin e një akti korruptiv të pashembullt.

Unë do të përdor gjithë zërin tim kundër këtij projekti që është ndër më korruptivët në Shqipëri dhe në Europë në çdo aspekt.”– tha Berisha.