Sali Berisha, pavarësisht se u përjashtua nga Partia Demokratike, ka shkuar sot në Kuvend.
Ai ka mbledhur para Kuvendit nja 100 persona me në krye Sali Lushajn.
Berisha ka ndaluar para tyre dhe ka thënë se sot nis beteja e demokratëve.
“Sot nis beteja jonë kundër Bashës e Ramës, kundër pazareve të fëlliqura të lulëzim Bashës me Edi Ramën.
Demokratët do dalin më të fortë se kurrë nga kjo betejë”, tha ai.