Sali Berisha mblodhi këtë të hënë në selinë blu 61 kandidatet e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit si dhe krerët e degeve të PD.

 

Lideri i opozitës u ndal tek rezoluta e Parlamentit Europian për Shqiperinë ku sipas tij u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet e 14 majit.

 

 

Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve.Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal.Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike.Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias dhe shprehjes. Gjithashtu kërkohet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të lidhura me median e pavarur, siç është rasti i Prestige Resort.Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit.Unë dua të falënderoj shumë të gjithë deputetët e Parlamentit Europian, grupin e punës të krijuar në PD me zotin Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Genc Pollo dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët në një komunikim intensiv me parlamentarë europianë, arritën të paraqesin situatën dhe problematikat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re