Skip to content

Berisha mbledh Kryesinë: Tur dhe protesta kundër regjimit, betejë pa kthim

Subscribe

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se do të përballet me çdo formë me atë që i referohet si regjim. Akuzat e drejtësisë i cilësoi edhe njëherë si tentativë të mazhorancës për të goditur “kryengritjen” e opozitës, gjatë konferencës për mediat para mbledhjes së Kryesisë së PD.

 

“Ju e dini që para 1 jave deputetët nisën betejën pa kthim kundër këtij regjimi. Në këtë kontekst, kjo betejë nuk kishte të bënte me zhvillimet e mëvonshëm, ndërsa këto të fundit nuk ishin të paparashikuara. Rama kur pa deputetët të qëndrojë në atë që ai i shkelmon, mendoj se duke kryer një akt proces politik, fund e krye në turpin e tij, do të ishte një dekurajim për betejën”, tha ai.

 

Berisha paralajmëroi edhe protesta krahas aksionit opozitar kundër socialistëve në pushtet.

 

“Konstatoj se është e kundërta dhe beteja do të vazhdojë. Kjo është një betejë kundër diktaturës. Opozita shqiptare ndodhet para, defacto, asgjësimit të saj nëse vazhdonte sic erdhi. Tur dhe protesta, çdo formë. Sepse këtu ka një gjë. Edi Rama nuk pranin opozitë tjetër përveç asaj që kontrollon”, tha Berisha.

 

Berisha ka mbledhur Kryesinë për të cilën tha se pritet të diskutohet se si opozita do të reagojë ndaj ngjarjeve të fundit politike në vend.