Skip to content

Berisha mbledh Kuvendin, Basha bën lëvizjen e papritur për demokratët, i fton nesër në orën 12:00 të jenë të pranishëm në…

Ndërkohë që nesër pritet të mbahet Kuvendi i partisë Demokratike, i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha i cili prej muajsh ka zhvilluar takime nëpër qytete të ndryshme për të mbledhur firmat e nevojshme, Lulzim Basha ka ftuar të gjithë demokratët në selinë blu.

Me anë të një ftese të shpërndarë Basha i fton ata të kremtojnë së bashku këtë moment në rëndësishëm të themelimit të partisë në orën 12:00. Ndërsa nuk dihet nëse pjesë e të ftuarve është edhe lideri historik i kësaj force politike i cili siç mendohet do të jetë në Kuvendin që pritet të mbahet në stadiumin “Air Albania” pikërisht të nesërmen në atë që cilësohet si datëlindja e PD.

/faxweb