Enkelejd Alibeaj thotë  se mbledhja e nesërme nuk është e Këshillit Kombëtar të PD, por të një institucioni paralel, që synon ndarjen e demokratëve.

 

Sipas tij, Partia Demokratike ka institucionet e veta të zgjedhura.  Ai theksoi se kushdo që ka dhimbsuri për demokratët, nuk duhet të ndërmarrë veprime që cojnë në ndarje.

 

“Këshilli Kombëtar i PD nuk kanë mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real”, tha Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re