Skip to content

Berisha mbledh të shtunën Kryesinë e PD-së, pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

salianji kryesi 1140x570 1

Pas takimit të sotëm të kryedemokratit Berisha me aktorë të shoqërisë civile si dhe me parti të vogla opozitare, ditën e shtunë PD do të mbledhë Kryesinë në selinë blu.

Berisha pritet të diskutojë me Kryesinë datën e protestës së radhës kombëtare.

Gjithashtu në njoftimin e ndarë me anëtarët e tjerë të Kryesisë, në rendin e ditës është caktuar të flitet për hapat e radhës së opozitës, në fokus të së cilës është krijimi i një qeverie teknike, që do i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në vend. Mbledhja do të nisë në 13:00.