Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën. Mungon edhe PDIU

Sikurse e kishin paralajmëruar, kanë refuzuar ftesën Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”.

Po ashtu, në mbledhje mungoi edhe PDIU.

Aleatë të Berishës të pranishëm janë Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka , Tedi Blushi, PBDNj, Sali Shehu, Adriatik Alimadhi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu dhe Kujtim Gjuzi