Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon kryeministrin Edi Rama dhe ministren Ogerta Manastirliu, duke thënë se prej 6 javësh kanë mbajtur të fshehur prezencën e variantit britanik të Covid-19 në Shqipëri, për qëllime elektorale.

Berisha “lëshon gojën” për ministren, duke e quajtur atë “ndrikull hajnia”, dhe thotë se për shkak të feshehjes së prezencës së variantit të ri të virusit, qindra e qindra shqiptarë kanë vdekur.

Ndërkohë, prej dy ditësh demokratët kanë reaguar ashpër për shfaqjen e fotove të kundërshtarëve politik nga Rama, në disa momente “të sikletshme”.

Sipas tyre, të gjitha shoqatat duhet të reagonin për këto foto, që në fakt janë publike.

Por, vetë ish-kryeministri Berisha, nje dite pasi mori ne mbrojtje Grida Dumen perbballe “xhahilit” Edi Rama, vete përdor një gjuhë tepër të rëndë ndaj ministreve dhe grave socialiste, si në këtë rast kur e quan Manastirliun “ndrikull”.

Shënimi i Sali Berishës:

Nje krim i shemtuar shteteror!

Miq, Xhahili Surrelit, Ndrikull Hajnia fshehen per shkaqe elektorale prej 6 javeve variantin britanik, i cili eshte faktuar dy here me vdekjeprures dhe shume me infektues se sa varjanti i zakonshem i covid 19.

Nderkohe qe Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi deklaruan brenda javes pranine e variantit britanik ne keto vende, kjo dyshe kriminale e mbajti te fshehur per qellime  elektorale per 6 jave pranine e tij ne Shqiperi.

Çdo vend tjeter paperjashtim shfaqjen e ketij virusi e shoqeroi me masa te rrepta per kufizimin e perhapjes se tij kurse dyshja famezeze Xhahili i Surrelit – ndrikull Hajnia masa e vetme qe moren eshte fshehja per jave te tera per motive elektorale e pranise se tij ne Shqiperi me pasoja vdekjen e qindra e qindra qytetareve nga ky virus dy here me vrases se sa virusi i zakonshem.

Ata njoftuan vetem dje pranine e virusit ne Shqiperi duke mos shtuar asnje mase per mbrojtjen e qytetareve nga perhapja e tij por njoftimin e tyre e shoqeruan me lajmin se sot ne Shqiperi mberrijne 38000 doza vaksine Astra Zeneca, te cilen e ndaluan per shkak te vdekjeve qe shkakton 6 vende te Europes.

Denoj me ashpersine me te madhe fshehjen elektorale te pranise se variantit britanik te covid-19 ne Shqiperi nga dyshja famzeze Xhahili i Surrelit dhe ndrikull Hajnia si nje krim te mirefillte shteteror kunder njerezimit. Sb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re