Home SHQIPERIA Berisha mbyll protestën/ Thirrje BE-së: Hapni negociatat, shqiptarët do t’i thonë “Jo” Ballkanit të Hapur

Berisha mbyll protestën/ Thirrje BE-së: Hapni negociatat, shqiptarët do t’i thonë “Jo” Ballkanit të Hapur

0
Berisha mbyll protestën/ Thirrje BE-së: Hapni negociatat, shqiptarët do t’i thonë “Jo” Ballkanit të Hapur

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbyllur fjalimin në protestë, teksa iu drejtua me një thirrje të fortë krerëve të Bashkimit Evropian, duke iu kërkuar të hapin negociatat e Shqipërisë me BE-në.

 

Berisha i tha kryeministrit Rama se populli shqiptar do t’i thotë “Jo” Ballkanit të Hapur, Ballkanit të Beogradit dhe atij të Putinit, por sipas tij, ata do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit dhe rrugës sonë evropiane.

 

“Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do cdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq sic është, demon i pushtetit, kryehajdut i Evropës. Të dashur qytetarë, politika e jashtme si rregull nuk është cështje e mitingjeve dhe protestave, pro kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe sherret e tij, kur ai shëndërrohet në vasal të Vucic, kur ai rrethon Kosovën, nuk ka interesa shqiptare, por të parat ka interesat e Beogradit, atëherë nuk mund të rri pa i thënë: Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë “Jo” “Ballkanit të Hapur”, “Jo” Ballkanit të Beogradit, “Jo” Ballkanit të Putinit, do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës”, u shpreh Berisha.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë