Pritet të nisë për çështje minutash seanca në GJKKO ku do të shpallet masa e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit nuk ka shkuar në gjykatë, por ka dërguar avokatët e tij, ndërkohë që siç raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Berisha ka shkuar aktualisht në shtëpinë e tij dhe po pret vendimin.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë, gazetarja Blerina Cene bën me dije nga GJKKO se trupi gjykues pritet të vlerësojë provat e SPAK dhe do të shqyrtohet dhënia e masës së sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që në diskutim është edhe lënia në fuqi e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të cilin Berisha nuk e ka respektuar deri më tani. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re