Skip to content

Berisha: Më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datë 11 dhjetor. Kështu ka deklaruar Sali Berisha, i cili prej disa javësh po zhvillon takime me demokratët e bazës në të gjithë Shqipërinë.

Nga Lezha ku ishte Foltorja e tij e radhës, Berisha bëri të ditur se Kuvendi i PD do të mblidhet të shtunën e 11 Dhjetorit.

Të gjithë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë, në Lezhë, në Konispol, në Vermosh, Tropojë, Gjirokastër dhe që mbështesin Edi Ramën, u këshilloj miqësisht për një moment sill ndërmend Lezhën dhe jam i bindur që zgjidhet problemi.

Miqtë e mi, mjafton të hidhni sytë në televizione se si e gjithë propaganda e qeverisë si janë aktivizuar të gjithë analistët e flaktë e të zjarrtë të qeverisë në mbështetje të peng Bashës, në mbështetje të pengut të Edi Ramës.

Këto mjaftojnë që ne të hapim rrugën tonë, të ringremë Partinë Demokratike dhe nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët në Shqipëri, të informoj demokratët në Shqipëri dhe mbarë botën se më 11 Dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”, deklaroi Sali Berisha.