SPAK ka kërkuar për Sali Berishën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe kjo do të vendoset nga gjykata më 26 dhjetor. Por pyetja që shpesh bëhet është se “kush do të drejtojë punën në selinë blu?”.

Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale tha se ai do të përmbushë të gjithë detyrimet, por theksoi se menaxhimin e punës do ta drejtojë një grup i strukturuar në PD.

“Do ketë një drejtim të strukturuar në PD, i cili do jetë, do menaxhojë dhe drejtojë të gjithë procesin. Unë do përmbush të gjitha funksionet e mia. Për këtë ju garantoj. Sepse përndryshe do realizonim qëllimin e Edi Ramës. Rama po e bën këtë sepse ka tmerr nga Sali Berisha

Ai e di që arrestimi i liderit të opozitës pa asnjë provë, ka një faturë. Por ai është gati të paguajë cdo faturë për pushtetin e tij. Unë do bëj cdo gje kjo të mos ndodhë”, tha Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re