Kryetar i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në intervistën që dha për ‘Newsline’ në ABC News, komentoi edhe zhvillimet politike opozitare. I pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj nëse pret një forcë të re politike nga Berisha duke marrë parasysh se Partia Demokratike aktualisht po kalon në një ‘trivorc’, Dule tha:

“Nuk e di se di do të jenë procedurat. Është e mundur që të kemi një grup tjetër parlamentar. Jemi duke bashkëpunuar në kuadër të opozitës së bashkuar, e cila duhet të jetë e bashkuar. Jemi 4 deputetë nga katër forca të ndryshme politike, Shehi, Mediu, Duka dhe tre kolegë nga PD, me të cilët kemi krijuar një grup parlamentar që nga fillimi i kësaj legjislature.

Me tre deputetë të tjerë nga radhët e PD. Është domosdoshmnëri që grupi të ketë 7 anëtarë që të krijohet dhe të funksionojë si i tillë në bazë të rregullores. Mund të jemi ose të mos kemi grupim tjetër parlamentar. Ajo që kërkohet është se situata politike pret shumë nga opozita dhe për fat të keq nuk e ofrojmë në nivelin që na kërkohet.

Çdo lëvizje që duhet ndërmarrë duhet të synojë forcimin e rolit të opozitës dhe shndërrimin e saj në shpresën për të ardhmen. Është tejet negative një qeveri e paaftë por katastrofike inekzistenca e opozitës. Secili në shtëpinë e vet ka rregullat dhe përgjegjësitë e veta.”, theksoi Dule.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re